18,99 €
inkl. MwSt.

Versandfertig in 1-2 Wochen
payback
9 °P sammeln
  • Broschiertes Buch

Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend…mehr

Produktbeschreibung
Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, inçizive, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse. Ky libër fenomenal është dëshmi që poezia është akoma gjallë. Libri "Atdheu i tjetrit"- Antologji Poetike është përceptuar në pesë seksione: "Sfinksi-Mëzat e kaltër" e "Telegram prej varrezës"(poezi), "Mare Nostrum", "Murus Noster", "Check up Homerit" e "Barkodë" (poema). Pjesët "Sfinksi-Mëzat e kaltër" e "Telegram prej varrezës" risjellin poezi nga librat "Sfinksi", "Mbretëria e gjërave të ndaluara", "Të duartrokasësh Kaligulën" dhe "Telegram prej varrezës". "Atdheu i tjetrit" i Shpend Sollaku Noé-së, si të gjithë librat e tij, është një palestër ku "celulat gri" puarétiane stërviten, djersijnë e lodhen. Ç'do varg duhet menduar. Jo për veshtirësinë për ta përceptuar- stili i Noé-së është nga më të thjeshtët, sepse e vërteta është thjeshtësi- jo, por per vlerën e brendshme. Për mesazhin që ofron. Për emocionet që sjell. Muza e tij nuk është një dinstiktiv, një cohë e lehtë që ta vëjë në pah mes miqve apo në vende publike, por një grusht brenda një dorashke të kadifejtë që të ç'orienton e bën të reflektojë edhe njeriun më të papërvojë.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.