57,99 €
inkl. MwSt.
Versandkostenfrei*
Versandfertig in 6-10 Tagen
  • Broschiertes Buch

Vepra ¿Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe¿, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra - më i madhi i këtij lloji për shqipen - paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autorit në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof. Dr. Rami Ramushaj¿Fjalori…mehr

Produktbeschreibung
Vepra ¿Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe¿, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra - më i madhi i këtij lloji për shqipen - paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autorit në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof. Dr. Rami Ramushaj¿Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe¿ është një vepër në të cilën frazeologjia e shqipes ¿ballafaqohet¿ me vetveten - me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore. Prof. Dr. Hajri Shehu
Autorenporträt
Prof. Dr. Eshref Ymeri, lindur më 25 Dhjetor 1938. Ai është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare.