18,99 €
inkl. MwSt.

Versandfertig in 1-2 Wochen
payback
9 °P sammeln
  • Broschiertes Buch

Libri "I çmendur" i Juha Hurme (l. 1959) përshkruan gjendjen personale mendore të autorit gjatë kohës që ai ishte në psikozë dhe sesi ai ballafaqohet me botën që e rrethon duke na përcjellë një realitet të përditshmërisë dhe sfidat që has një i sëmurë mendor. Gjithsesi, autori nuk qaset në rrëfimin e tij kronologjikisht duke përshkruar një pikënisje dhe fundin e historisë së vet personale, një mënyrë rrëfimi kjo klasike. Ai na shpie gjatë rrëfimit në atë botë ku zor se lexuesi mund të ketë menduar të hyjë ndonjëherë, ashtu sikur kurrë nuk futemi thellë të mendojmë sesi një njeri në psikozë e…mehr

Produktbeschreibung
Libri "I çmendur" i Juha Hurme (l. 1959) përshkruan gjendjen personale mendore të autorit gjatë kohës që ai ishte në psikozë dhe sesi ai ballafaqohet me botën që e rrethon duke na përcjellë një realitet të përditshmërisë dhe sfidat që has një i sëmurë mendor. Gjithsesi, autori nuk qaset në rrëfimin e tij kronologjikisht duke përshkruar një pikënisje dhe fundin e historisë së vet personale, një mënyrë rrëfimi kjo klasike. Ai na shpie gjatë rrëfimit në atë botë ku zor se lexuesi mund të ketë menduar të hyjë ndonjëherë, ashtu sikur kurrë nuk futemi thellë të mendojmë sesi një njeri në psikozë e shikon botën përreth. Aty ndeshemi me imagjinatën e cila në psikozë kthehet në realitet dhe kujtesën e tij që po ashtu mbushet me realitet. Reagimi i parë është mosbesimi ndaj gjithçkaje dhe ndaj të gjithëve. Autori rrëfen sesi çdo gjë i duket si një teatër, gjë që e ndjek gjatë gjithë rrëfimit. Për lexuesin është vështirë të dallojë ku fillon realiteti dhe ku fillon imagjinata, gjë që e bën rrëfimin atraktiv. Po ashtu lexuesi ndjek me kuriozitet duke bërë vazhdueshëm pyetjen ndaj vetes, se ku është komlloti i tregimit?
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.