Kjo temë magjistrature shqyrton çështjet e modernizimit të shkollave fillore, ku si objekt studimi është drejtori modern në rolin e udhëheqësit dhe menaxhuesit në shkollë fillore. Ky punim është i nevojshëm për shkencën dhe shoqërinë, ndoshta si nevojë për udhëheqje moderne me drejtorë të arsimuar, të profesionalizuar për udhëheqje efektive dhe efikase, përshkak të imponimit të risive të pandërprera në arsim. Ato duhet të pranohen, të zbatohen dhe me qëndrueshmëri të institucionalizohen. Në shekullin XXI, kur në shumë vende europiane mbretron tregu i ekonomisë së dijeve, në shkollat tona akoma reflektohet kulturë tradicionale. Drejtori modern është individi kryesor, që organizon punën dhe menaxhon me gjithë inputin në shkollë me qëllim të realizimit të misonit shkollor. Udhëheqja dhe menaxhimi i tij realizohet me përdorimin e stileve: demokratik, autoritar, bashkëveprues dhe trajnues. Kjo lloj udhëheqje ndikon në harmonizimin e të gjithëve në institucion, ku çdonjëri e ndjen veten si pjesëmarrës i çmuar në mision për arritjen e qëllimit të vizionit.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.