Sikur thotë Ciceroni, çka vlen jeta e njeriut nëse nuk gërsheton ngjarjet e kaluara. Derisa po e redaktoja librin e botuar në shqip të poetes, humanistes e pedagoges Maria Miraglia, e të përkthyer nga krijuesi Jeton Kelmendi, thashë, çka mund të rrëfejë njeriu nëse nuk ka dashuruar, nëse nuk ka bërë diçka për të tjerët. Nëse mendja e njeriut nuk u shkon në thellësi problemeve që i hasim, na ngjan sikur e kemi lënë predhën në plagë e cila e zhgjerb mishin. Poetja, Maria, sigurisht duke e njohur nga leximi jetën e saj prej humaniste, poezinë e ka një tjetër instrument për ta luftuar të keqen, e që e keqja sipas saj është kudo rreth nesh. Humanistët, kanë moto dashurinë. Kanë dhe një tjetër moto, guximin për të vepruar. Kanë dhe një tjetër, besimin për ta ndryshuar jetën. Ky është komunikimi i poetes me gjininë femër, me megalomanët që janë kudo, me nënën, me shpendët e me aq shumë rrugë që mori në misionin e saj. Engjell I. Berisha
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.