Scientific Essay from the year 2016 in the subject Speech Science / Linguistics, , course: The conference "Science Week 2016", MEST, Prishtinë, 2016, language: Albanian, abstract: Aspekti sintaksor i mbiemrit në shqipe është përgjithësisht i studiuar në shkallë të pamjaftueshme. Duke marrë përsipër të hedhim një hap në këtë drejtim, do të nisim me konceptin e valencës, pasi nëpërmjet tij mund të zbulojmë se çfarë mund të drejtojë mbiemri kur shërben si kokë e sintagmave mbiemërore. Siç dihet, teoria e valencës, që lidhet me emrin e studiuesit frëng L. Tenier (L. Tesnière), është zbatuar fillimisht vetëm për foljet. Por më pas teoria e valencës filloi të zbatohej edhe në dy klasa të tjera leksikore (tek emri dhe te mbiemri). Shtrirja e zbatimit të kësaj teorie edhe tek emri e mbiemri bëri të mundur shpjegimin e shumë dukurive të cilat as gramatika tradicionale, as ajo strukturore nuk kishin mundur t¿i shpjegonin. Prandaj teoria e valencës është përqafuar jo vetëm nga gramatika dhe semantika gjenerative, po dhe nga teoritë e tjera gjuhësore të ditëve tona. Gjuhësia shqiptare, për arsye jashtëgjuhësore, nuk ka operuar me konceptin e valencës dhe me një varg konceptesh të tjera teorike që në gjuhësinë botërore kanë hyrë që nga vitet ¿50 të shekullit të kaluar, gjë që ka bërë që mjaft çështjeve të gramatikës së shqipes të mos u jepet përgjigje e kënaqshme. Vetëm dy dhjetëvjeçarët e fundit ka gjuhëtarë shqiptarë që po e zbatojnë në studimet e tyre konceptin e valencës. Nga autorët e huaj që janë marrë me shqipen në kohën që gjuhësia shqiptare ishte e mbyllur ndaj arritjeve të gjuhësisë botërore, janë O. Buholci dhe V. Fidleri, të cilët në gramatikën e tyre ¿Albanische Grammatik¿ kanë trajtuar sipas teorisë së valencës jo vetëm foljen, por edhe mbiemrin (Buchholz & Fiedler, 1987: 338-342). Përse nuk u ndoq kjo rrugë e nisur nga këta dy studiues gjermanë, për ne mbetet sa e habitshme, aq dhe e paqartë. Në këtë kumtesë do të trajtojmë valencën dhe rolet theta të mbiemri, që mbetet një çështje e patrajtuar deri më tani në gjuhësinë shqiptare.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.
Hinweis: Dieser Artikel kann nur an eine deutsche Lieferadresse ausgeliefert werden.