Në këtë libër për fëmijë, do të njiheni me Amandën, një vajzë e vogël që ka shumë për të mësuar në lidhje me punën e vështirë që duhet të bëjë dhe mënyrën si t'i bëjë realitet ëndrrat e saj. Shoqërojeni Amandën në udhëtimin e saj të mrekullueshëm dhe mësoni bashkë me të se si t'i gjeni qëllimet tuaja dhe si t'i bëni ato realitet. Do të shikoni si përballet ajo me sfida, por nuk heq dorë kurrë, në rrugën për të arritur qëllimin e saj. "Ëndrra e Amandës" është një libër motivues për fëmijët dhe prindërit e tyre. Ky është libri i parë i një koleksioni përrallash motivuese, që do t'i ndihmojnë fëmijët tuaj të zhvillojnë aftësitë dhe parimet për të patur një jetë përmbushëse, të lumtur dhe të suksesshme.
Dieser Download kann aus rechtlichen Gründen nur mit Rechnungsadresse in A, B, CY, CZ, D, DK, EW, E, FIN, F, GR, H, IRL, I, LT, L, LR, M, NL, PL, P, R, S, SLO, SK ausgeliefert werden.