Scientific Study from the year 2012 in the subject Romance Studies - Other Languages, grade: -, , course: Scientific conference - Albanische Sprache, language: Albanian, abstract: Çështja e trajtimit semantik të mbiemrave nëpër gramatikat tona del një temë deri vonë e parrahur fare. Vështirësia e ndarjes së mbiemrave në klasa vjen si pasojë e mosvendosjes së parimeve të qarta për ndarjen e tyre në klasa. Kjo vështirësi e zgjidhjes së kësaj çështjeje më së miri mund të hetohet, po qe se e hulumtojmë këtë temë në mënyrë kronologjike gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit historik të gramatikës së shqipes. Atëherë do të shohim se trajtimi semantik i mbiemrave fillon të trajtohet në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, kurse para kësaj kohe, nga ndonjë autor është prekur intuitivisht ndonjë segment semantik i mbiemrave, por nuk është bërë ndonjë trajtim i plotë dhe i mbështetur në kritere kuptimore për ndarjen e tyre në klasa. Çështja e klasifikimit të mbiemrave në klasa mbështetur në parime shkencore u trajtua për herë të parë nga prof. Shaban Demiraj në veprën "Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe" (1966). Këtë temë do ta vështrojmë në disa gramatika, duke filluar nga gramatika e Samiut e deri më sot.
Dieser Download kann aus rechtlichen Gründen nur mit Rechnungsadresse in A, B, BG, CY, CZ, D, DK, EW, E, FIN, F, GR, HR, H, IRL, I, LT, L, LR, M, NL, PL, P, R, S, SLO, SK ausgeliefert werden.