Document from the year 2020 in the subject Mathematics - Statistics, , course: Economics, Statistic For Business, language: Albanian, abstract: Në përdorim të zakonshëm, njerëzit mendojnë për statistikat si të dhëna numerike - shkalla e papunësisë vitin e kaluar, shpenzimet totale të qeverisë vitin e kaluar, numri i aksidenteve gjatë sezonit të pushimeve, krimet në qytete etj. Në këtë libër do mundohemi të marrim një qasje më të thellë rreth kuptimit te statistikave dhe rendesise se tyre . Do te mundohemi të shohim statistikat ne menyren sesi e shohin statistikanet profesionistë - si një metodologji për të mbledhur, klasifikuar, përmbledhur, organizuar prezantuar, analizuar dhe interpretuar informacionit numerik. Statistika eshte shkenca dhe arti i të kuptuarit të të dhënave sasiore dhe cilësore. Mendimi statistikor tani mbizotëron pothuajse në çdo fushë të shkencës, përfshirë shkencat shoqërore të tilla si biznesi, ekonomia, menaxhimi dhe marketingu. Eshte virtualisht e pamundur praktikisht të shmangësh të dhënat në analiza nëse dëshiron të monitorosh dhe përmirësosh cilësinë e produkteve dhe proceseve brenda një organizate biznesi. Kjo do të thotë që ekonomistët dhe menaxherët duhet të merren pothuajse çdo ditë me mbledhjen e të dhënave, menaxhimin dhe analizën e tyre.
Dieser Download kann aus rechtlichen Gründen nur mit Rechnungsadresse in A, B, BG, CY, CZ, D, DK, EW, E, FIN, F, GR, HR, H, IRL, I, LT, L, LR, M, NL, PL, P, R, S, SLO, SK ausgeliefert werden.