‘Unë jam Falenderuese’ tregon se sa e lehtë është të jesh mirënjohës për gjithçka në jetë, madje edhe për gjërat më të vogla. Që nga zgjimi në mëngjes, tek kënaqësia që marrim nga dielli i ngrohtë, apo kur shkojmë për të fjetur si edhe përqafimi me arushin e preferuar prej pellushi. Ka gjithmonë diçka për të qenë falenderues.