23,99 €
inkl. MwSt.

Versandfertig in 6-10 Tagen
  • Broschiertes Buch

Shkrimet e këtij libri përmbajnë një ndërgjegje të shqetësuar shprehur nëpërmjet kritikës sociale, në funksion të zhvillimit dhe integrimit europian të vendit. Çfarë duhet të njohim, të trajtojmë e të mirëmbajmë nga kjo kulturë, çfarë duhet të sendërtojmë nga perspektivat e saj kombëtare dhe sa hapësirë duhet t'i lëmë asaj në përfaqësimin tonë dinjitoz, janë disa nga sfidat që kërkojnë arsyen dhe guximin kolektiv të njeriut të sotëm modern. Pikërisht mbi këto çështje është motivuar edhe struktura e këtij libri. Ruajtja e trashëgimisë popullore, zhvillimi dhe shfrytëzimi i saj si resurs…mehr

Produktbeschreibung
Shkrimet e këtij libri përmbajnë një ndërgjegje të shqetësuar shprehur nëpërmjet kritikës sociale, në funksion të zhvillimit dhe integrimit europian të vendit. Çfarë duhet të njohim, të trajtojmë e të mirëmbajmë nga kjo kulturë, çfarë duhet të sendërtojmë nga perspektivat e saj kombëtare dhe sa hapësirë duhet t'i lëmë asaj në përfaqësimin tonë dinjitoz, janë disa nga sfidat që kërkojnë arsyen dhe guximin kolektiv të njeriut të sotëm modern. Pikërisht mbi këto çështje është motivuar edhe struktura e këtij libri. Ruajtja e trashëgimisë popullore, zhvillimi dhe shfrytëzimi i saj si resurs turistik, është gjithashtu pjesë e këtyre trajtesave. Hapja e shtigjeve të reja në zhvillimin ton perspektiv, është një obligim fisnik për secilin nga ne dhe të gjithë së bashku, jemi të ftuar nga detyra e brezave, të vendosim tullat e radhës në godinën e kësaj kulture. Po kaq shqetësuese është edhe ekologjia e kulturës e cila rrezikohet nga "viruset" e vulgarizmit dhe banalitetit, përkundër kontributeve tona historike, të cilat janë dëshmi e sakrificave sublime të paraardhësve tanë.
Autorenporträt
U lind më 10. 12. 1954 në Fier, Albania. Ka studjuar Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Histori - Gjeografi në Universitetin ¿Aleksandër Xhuvani¿ Elbasan. Ka botuar 14 (katërmbëdhjet) libra letrar e studimor dhe mbi 80 shkrime në organe të ndryshme mediatike brenda dhe jashtë vendit.Aktualisht, autori është Drejtor i Muzeut Historik Fier.